Delja rrezikon të mbytet në lum, por një ekskavator bëhet shpëtimtari i saj – publikohen pamjet

Së fundmi, janë publikuar pamjet e një deleje që kishte rënë aksidentalisht në një lum të akullt në Kinë.
Duke luftuar ujin e ngrirë, delja rrezikonte të mbytej, përcjell Telegrafi.
Por, fatmirësisht, një operator ekskavatori që kalonte e vuri re situatën dhe u ndal menjëherë për ta shpëtuar.
Me saktësi, operatori manovroi ekskavatorin, duke e ulur ngadalë drejt deles.
Dhe arriti ta ngrinte atë në mënyrë të sigurtë në breg. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































