Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në një konferencë për media ka shprehur pakënaqësi lidhur me mosmiratimin e rezolutës për arsimin të propozuar nga PDK dhe keqmenaxhimin e sistemit arsimor në kohën e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Deliu Kodra ka thënë se një iniciativë e tillë do të duhej të trajtohej nga Qeveria dhe jo të kritikohej opozita, që ka kërkuar të diskutohet në Kuvend për sfidat e arsimit në pandemi.
“Diskutuam për sfidat e shënuara përgjatë kësaj periudhe dhe evidentuam disa nga masat dhe veprimet emergjente që duhet ti marrë kjo qeveri në raport me 450 mijë nxënës, mbi 100 mijë studentë dhe mbi 30 mijë mësimdhënës. Nëse faza e parë e pandemisë kishte shumë të panjohura në Qeverinë Kurti 1, ne si opozitë treguam mirëkuptimin e nevojshëm dhe mbështetëm edhe ato pak masa në menaxhimin e situatës. Megjithatë sot pandemia nuk është diçka e panjohur e as pasojat e saj. Secila familje kosovare është ballafaquar me sfidën e mësimit në distancë si pasojë e COVID-19.”, ka thënë ajo.
Tutje ka theksuar se Qeveria Kurti duhet t’u japë përgjigje më shumë se 30 mijë nxënësve dhe familjeve të cilëve nuk arriti t’u siguroj çasje në mësimin online dhe t’u sigurojë pajisje elektronike nxënësve në nevojë.
“Shkollat dhe komunat u braktisën nga kjo Qeveri dhe vendimet e Qeverisë Kurti e sollën sistemin arsimor drejt dështimit të plotë sepse nga njëra anë kjo qeveri e refuzoi vaksinimin e mësimdhënësve të cilën e ofroi si mundësi Shqipëria, por nga ana tjetër deri tani nuk ka vaksinuar asnjë mësimdhënës. Dhe më e keqja është se kjo qeveri ende nuk ka asnjë plan për vaksinimin e mësimdhënësve gjatë muajve të verës, çka rrezikojmë të kemi edhe një vit të ri mësimor të dështuar. Pas debatit disa orësh në Kuvend, ne sot propozuam që kjo qeveri t’i japë fund nëpërkëmbjes së nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në këtë mënyrë të mbështesë konkretisht, financiarisht mësimdhënësit në shumë prej 100 euro në muaj për muajt prill, maj dhe qershor. Por këto propozime të PDK-së të dakorduara me LDK-në dhe AAK-në nuk u mbështetën nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kjo është për keqardhje “, është shprehur deputetja e PDK-së.
Në fund tha se PDK nuk do t’i ndalë përpjekjet dhe angazhimin për t’i mbështetur nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë edhe në aspektin e përmirësimit të cilësisë së arsimit por edhe në përmirësimin e kushteve të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?