Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të jetë në rend dite në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, i cili do të mblidhet më 13 tetor të këtij viti dhe Presidenca çeke e BE-së lidhur me këtë u ka dërguar letër vendeve anëtare, si paralajmërim se do të diskutohet për këtë temë.
E për liberalizimin e vizave të enjten për vizitë në Kosovë ishte ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky me një delegacion.
Lipavsky në takimin e parë me të cilin e zhvilloi me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi, përmes një konference për media tha se ende ka punë për tu bërë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, megjithatë tha se ky proces është në rrugë të drejtë.
“Duhet të kuptojmë që duhet të bëhet ende punë, por ne jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë që të gjejmë përkrahje politike që ky proces të përfundoj dhe janë disa takime teknike që shpresoj se do të ndikojnë në një vendim pozitiv për këtë. Presidenca çeke është duke punuar në atë drejtim dhe ne jemi duke e mbështetur plotësisht që kjo të ndodh”, tha ministri Lipavsky.
Ai tha se pritjet e tij që shtetet e BE-së të marrin vendim pozitiv për vizat janë të larta.
“Për ta kuptuar thjesht, është proces që përbëhet nga aspektet teknike dhe politike. BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe presidenca çeke shpreson që aspekti politik të marrë vendim pozitiv. Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta dhe është shumë e lartë në agjendën time. Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”, tha Lipavsky.
Ai tutje theksoi se qytetarët e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen e Çekisë në proceset e saja drejt integrimit në BE dhe NATO.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se është e rëndësishme që të dyja vendet të normalizojnë marrëdhëniet.
“Me zëvendëskryeministrin Bislimi kemi biseduar edhe për situatën në rajon, përfshirë edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve i cili është aspekt qenësor për procesin e integrimit evropian. Të dyja palët duhet të respektojnë dhe impelmentojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Lipavsky.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se “Jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së”.
“Procesi i liberalizimit është i rëndësishëm jo vetëm si simbolik, por edhe në politikë pasi do ta rritë kredibilitetin”, ka thënë ai.
Mes tjerash, Bislimi ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces për normalizim të marrëdhënieve.
Edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takimin që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, përsëriti qëndrimin se vonesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë, prandaj llogarisim në mbështetjen çeke në këtë aspekt si bartëse e Presidencës së Këshillit të BE-së”, theksoi ajo.
Krahas temës së liberalizimit të vizave, Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për vendin tonë.
Ajo ka theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian si dëshmi e përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për integrim evropian.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur që Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë.
Ndryshe, presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh.
Për të miratuar liberalizimin e vizave është e nevojshme një shumicë e cilësuar prej të paktën 15 shteteve anëtare, që përfaqësojnë 65 për qind të qytetarëve të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles