Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë i kanë vënë në vështirësi këto lidhje.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Delawie u shpreh kritik edhe ndaj qasjes së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.
Sipas tij, Kosova do të ishte më e gatshme të dëgjonte këshillat e Uashingtonit dhe Brukselit, nëse ato do t’i përgjigjeshin më seriozisht kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës dhe demokracisë në rajon.
Ambasadori thekson se Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike, integrimin e serbëve në vend dhe krijimin e asociacionit.
Shumë zëra në Kosovë dhe jashtë saj – siç ishte rasti me një letër që së fundmi politikanë dhe ligjvënës perëndimorë ia drejtuan diplomatëve të lartë në Uashington dhe BE – po bëjnë thirrje për një ndryshim qasjeje nga ajo që ata e konsiderojnë qëndrim të butë të Uashingtonit ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, edhe në kushtet kur Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Cili është mendimi juaj për këto kritika?
Delawie: Nuk mendoj se ka gjasa, që lidhja e krijuar që nga 1990-ta gjatë luftës së Kosovës për pavarësi, që është më shumë se politikë qeveritare, mund të thyhet. Ekziston një lidhje e jashtëzakonshme mes dy vendeve.
Megjithatë, nuk mund të mohojmë se aktualisht ekzistojnë vështirësi në marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me shumicë serbe, për të cila Kosova, në njëfarë forme shpërfilli Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian… ngaqë qeveria nuk e mori parasysh këshillën e SHBA-ve për të mos i dërguar me forcë në zyrat komunale kryetarët e komunave.
Si përfundim, ndodhën trazira në maj, të cilat u udhëhoqën nga serbët e Kosovës, të cilët janë nën ndikim e Beogradit. Nuk mund të harrojmë, që serbët e Kosovës, sidomos në veri, janë nën ndikimin e Beogradit. Ata nuk janë aktorë të pavarur. Por, qeveria në një mënyrë e përshpejtoi rrjedhën e ngjarjeve, duke u përpjekur të vendosë kryetarët e zgjedhur duke përdorur forcën. Në trazirat që pasuan, dhjetëra paqeruajtës të KFOR-it u lënduan.
Mendoj që bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, protestat kundër rezultatit të tyre, dhe lëndimi i këtyre paqeruajtësve, ishin me të vërtetë sjellje që nuk mund të mbrohet, e që u pasua me arrestimin e disa policëve të Kosovës, brenda territorit të Kosovës, nga qeveria serbe. Ishte tejet provokuese.
Pa dashur që të justifikoj kontributin e saj tek dhuna, mendoj se Kosova mund të ishte më e gatshme të dëgjojë këshillat e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, po të shihte se BE-ja dhe SHBA-të po i përgjigjeshin më me seriozitet kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës, ndaj vetë qytetarëve të Serbisë dhe ndaj rajonit.
Por, njëkohësisht, mendoj se Kosova do të kishte marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, me evropianët, sikur të bënte më shumë përpjekje për të integruar serbët e Kosovës në shoqëri dhe të përmbushte përgjegjësitë e saja për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përpjekjet për integrimin e tyre qartazi kanë shënuar rënie në dy vitet e fundit.
Sipas vëzhguesve qëndrimi i zbutur ndaj Serbisë nuk ka sjellë rezultate. Si mendoni ju?
Delawie: Fatkeqësisht, mendoj që Shtetet e Bashkuara dhe evropianët nuk po i përgjigjen si duhet dobësimit të demokracisë në Serbi. Duket se po i ofrojmë stimujt e gabuar. Ndoshta ky është rezultat i përqendrimit për të ardhmen e afërt tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, nuk mendoj se do t’i shërbejë ndokujt në të ardhmen afatgjatë. Autoritarizmi në rritje në Serbi dhe dobësimi i demokracisë e lirisë së shtypit, paraqet kërcënimin më të madh ndaj Ballkanit perëndimor aktualisht.
Është e qartë që Serbia po e shpërfill Perëndimin viteve të fundit. Dhe me sa duket, ne Perëndimi, kolektivisht, nuk duket se kemi reaguar si duhet.
Dhe mbase Kosova konsideron se nëse kjo qasje po funksionon për Serbinë, mbase mund të funksionojë edhe për të.
Por unë jam i sigurt që Kosovës nuk do t’i shërbente një strategji e tillë. Mendoj se Kosova duhet të angazhohet më shumë të bashkëpunojë me miqtë e saj, me vendet mike të saj që nga vitet 90, që kanë mbështetur pavarësinë dhe zhvillimin e saj.
Si mund të përfitojë Kosova nga situata aktuale, nga shtimi i angazhimit diplomatik perëndimor përballë sfidave gjeopolitike në Evropë, por në të njëjtën kohë qëndrimi i Serbisë ndaj saj nuk ka ndryshuar?
Delawie: Nuk duhet të kemi iluzione: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka në Evropë, dhe është më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Për të paktën këtë një vit e gjysmë, Ballkani Perëndimor është zëvendësuar si fuçi baruti i Evropës nga Rusia. Dhe si rajon, i duhet të gjejë rrugët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, të sillet në mënyrë më evropiane, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj si pjesë e integruar e Evropës, e bashkuar, në paqe, për anëtarësim në BE dhe NATO-s për atë që duan.
Zyrtarët amerikanë dhe kritikët e qëndrimeve të qeverisë së Kosovës e kanë shprehur hapur se mungesa e fleksibilitetit nga qeveria e Kosovës luajti rol në vështirësinë mes marrëdhënieve dhe solli pasoja si pezullimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet e NATO-s apo anulimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të Kosovës në Uashington…
Delawie: Mesa duket Qeveria e Kosovës ka vendosur se nuk dëshiron të vazhdojë për momentin me çështjen e integrimit të serbëve të Kosovës, përfshirë, por jo vetëm, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo duket që është arsyeja që ka ngjallur pakënaqësinë dhe reagimin e Uashingtonit. Bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm. Mendoj që zyrtarët në Uashington nuk po shohin bashkëpunimin e duhur nga Qeveria e Kosovës dhe nga këndvështrimi i tyre, ata po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme.
Cila është rrugëdalja për hartuesit e politikave në Kosovë dhe në Uashington nga kjo situatë?
Delawie: Mënyra për të dalë nga kjo situatë është që të kthehemi tek ajo që Kosova ka dashur të jetë në fillim, një demokraci multietnike në Ballkanin Perëndimor; të gjejë rrugët se si të ecë drejt një të ardhmeje të tillë, me një gjithëpërfshirje më të mirë të serbëve të Kosovës dhe pakicave të tjera në vend.
Ajo që ka mbetur pezull që nga viti 2013 është asociacioni. Mendoj se është i rëndësishëm. Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë dhe të hartojë planin e vet për këtë asociacion e që të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
Si diplomat me përvojë 35 vjeçare në fushën e negociatave, e di që po ta kesh mundësinë që ta bësh palën tjetër të punojë në bazë të një plani paraqitur prej teje, kjo është një plus. Nëse pala e kundërt e përpilon planin, atëherë pikënisja është ai plan. Dhe nëse qeveria e Kosovës nuk e ka hartuar një projekt-plan për asociacionin, atëherë është në pozitë disavantazhi.
Duhet një përfshirje më e mirë e serbëve, jo vetëm me asociacionin, por të gjendet mënyra se si ata ta ndjejnë se Kosova është shteti i tyre. Dhe duhet të ulen tensionet. Serbët janë pjesë integrale e vendit, ashtu si komunitetet e tjera. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025