Një nga skeletet më të plota në botë të dinozaurëve është në shitje.

“Stan T. rex", i quajtur sipas paleontologut që i zbuloi për herë të parë eshtrat e tij, thuhet se ka ecur në Tokë rreth 67 milionë vjet më parë.


Tani skeleti do të shfaqet në Christie's në New York në ankandin e 6 tetorit, i cili vlerësohet prej 6-8 milionë dollarësh, raporton CNN.

Për dy dekadat e fundit, STAN është studiuar në Institutin Black Hills në Dakotën e Jugut dhe paleontologët kanë prodhuar dhjetëra punime dhe studime.

Duke qëndruar 13 metra lartë dhe 40 metra i gjatë, duke përfshirë bishtin e tij, STAN përbëhet nga 188 eshtra, duke e bërë atë një nga skeletet më të mëdhenj dhe më të plotë në botë. /Telegrafi/

7e5e3bd7d16fed361d483df9c51472a5

02 lhewett suesuite 333

1200px Tyrannosaurus Rex Holotype