Nga: Kastriot Dervishi
“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër”, ka thënë Enver Hoxha më 1982:
“Lufta dhe revolucioni”, në radhë të parë çështje pushteti
29 nëntori si ditë e viteve të zeza, simbolizon krimin komunist dhe prishjen e unitetit kombëtar. Pas rënies së regjimit, komunistët duan ta mbajnë gjallë të kaluarën e tyre me data përkujtimore. Madje ftojnë edhe pasardhësit e viktimave që të “festojnë” për të mirat që paska sjellë kjo datë. 29 nëntori është data e atyre që vendosën diktaturën kundër pjesës që nuk ishte dakord të vendosej kjo diktaturë. Nuk është çështje date, ore, sekondash, por çështje koncepti. As nuk mund të vendoset me “marrëveshje” si ditë feste sepse nuk ka qenë kurrë festë.
Nuk ka “çlirime” në rastet e vetëlargimit të një ushtrie dhe sjelljes mizore me gjysmën e popullsisë së vendit, siç kanë bërë komunistët. Numri i shqiptarëve të larguar nga eksodi i madh i fundit të 1944-s, i të arrestuarve, i të vrarëve, është shumë më i madh se sa forcat ushtarake gjermane në këtë kohë. Pa përmendurit të vrarët, kujtoj se u arrestuan menjëherë 4.500 shqiptarë vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë. “Gjermani” i vërtetë, në të vërtetë mbeti brenda Shqipërisë, ishin komunistët. Që “lufta dhe revolucioni” kanë qenë çështje pushteti dhe jo pushtuesi, e ka sqaruar vetë diktatori. Më 15 shtator 1982, në sallën e Kuvendit Popullor, me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës, Enver Hoxha e deklaroi qartë se lufta ishte vetëm çështje pushteti. Në fjalimin e gjatë, ndër të tjera, gjejmë edhe këto fjalë:
“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër. Ne fituam duke luftuar të vetëm jo vetëm brenda vendit me aleatë të jashtëm, por me vigjilencë të madhe që asnjë këmbë e tyre të mos hynte këtu, në Shqipëri. Dhe ishte kjo një nga arsyet e fitores sonë të madhe. Prandaj ta kuptojmë thellë rëndësinë e kësaj vepre të madhe të partisë sonë që nuk ishte e rastësishme, por e menduar mirë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Teto Ollga “mbledh” turistët e vendasit për një festë në Tushemisht

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët