Shkencëtarët australianë pohojnë se e dinë vendndodhjen e avionit të zhdukur Malaysia Airlines MH370.
Sipas tyre ai gjendet në veri të zonës së kërkimit të rregullt, vend të cilin vet shkencëtarët e kishin refuzuar si mundësi e të qenit destinacion i vendndodhjes të së zhdukurit MH370.
Analiza e re e drenimit të mbeturinave të oqeanit konfirmon se vendndodhja më e mundshme e avionit MH370 është zona 25 mijë km katrorë.
Aeroplani Boeing 777 u zhduk në rrugë nga Kuala Lumpur në Pekin më 8 mars 2014 me 239 njerëz në bord dhe zhdukja e tij është një nga misteret më të mëdha të aviacionit, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq kohë më parë që nga 2014, janë realizuar hetime nga më të ndryshmet ku 10 teori nga to, mund t’i gjeni më poshtë:
Shpërthimi
Një shpjegim i mundshëm është shpërthimi në bord, për shkak të një bombe apo diçkaje të ngjashme në ngarkesën e avionit, që mund ta ketë hedhur atë në erë. Ai nuk ka qenë mjaftueshëm i fortë që ta rrëzonte avionin, por ka shkaktuar një shtypje të papritur që i ka bërë pasagjerët të përfundonin pa ndjenja, ndërsa avioni ka fluturuar derisa i ka mbaruar lënda djegëse. Kjo duket si teoria më logjike.
Zjarri
Një shpjegim tjetër mund të jetë zjarri, pas të cilit pilotët që kanë ndjekur rregullin e emergjencës për pilotim, ia kalë arritur ta kthenin pajisjen në drejtimin perëndimor të Malajzisë, por kanë humbur vetëdijen para se të arrinin të dërgonin një mesazh emergjence. Një tjetër teori logjike.
Një çarje e skeletit të avionit
Kjo mund të ketë çuar në një shtypje të ngadaltë, që e ka bërë këdo të pavetëdijshëm. Kjo mund të ndodhë në modele të ngjashme avionësh. Gjendja, e quajtur hipoksi – ose pamjaftueshmëri oksigjeni – mund të ketë bërë që pilotët të humbisnin kontrollin dhe të bënin gabime, pa qenë të aftë ta drejtonin avionin. Edhe një teori tjetër bindëse.
Rrëmbimi
Një konkluzion i shprehur nga kryeministri Najib Razak më tepër se një javë më parë, i bazuar në besimin se dikush në avion mund të ketë fikur të gjitha komunikimet. Po pse do të donte një grabitës avionësh që ta ndryshonte drejtimin e avionit për në Oqeanin Paqësor?
Sabotazhi
Njëri ose të dy pilotët – kapiteni Zaharie Ahmad Shah dhe bashkëpiloti Fariq Abdul Hamid – mund të kenë fikur me qëllim komunikimet dhe mund të ketë ndryshuar drejtimin e avionit për në Paqësor. Po cili ishte qëllimi?
Vetëvrasja e pilotit
A mund të jetë përpjekur njëri nga pilotët të vrasë veten bashkë me gjithë të tjerët që ndodheshin në bord? Analizat e personalitetit të tyre nuk e mbështesin këtë. Edhe nëse ai do ta bënte këtë, pse ta përfshinte të gjithë bordin pak pas nisjes? Pse ta mbante avionin në fluturim 7 orë derisa atij t’i mbaronte karburanti?
Vjedhja
Një tjetër teori është se kapiteni ka menduar uljen në një zonë të largët, pasi i është ofruar një sasi e konsiderueshme parash nga një grup kriminal që ka planifikuar ndryshimin e avionit e që më pas ta përdorte për një sulm terrorist. Mirëpo nuk është gjetur asgjë që mund ta inkriminonte kapitenin – dhe çfarë mund të bënin hajdutët me më tepër se 200 pasagjerë të zemëruar?
Dështime mekanike
Gjithçka u prish, përveç autopilotit “të zgjuar” të pajisjes, që vazhdoi ta drejtonte avionin drejt perëndimit larg prej radarit të vendit, derisa i mbaroi karburanti dhe ra në Oqeanin Paqësor.
Një sulm terrorist
Kushdo në bord ka rezultuar i pastër dhe pa përfshirje në akte terroriste. Mirëpo, cili do të ishte synimi i terrorizmit, pa një grup terrorist apo politik të përfshirë në të?
Një sulm kibernetik
A mund të ketë qenë ndonjë pasagjer me një kompjuter portabël i aftë për të sulmuar kontrollet e pajisjes dhe ta bënte atë të papërdorshëm në duar e pilotit? Kjo do të kërkonte një skemë komplekse dhe një gjeni kompjuterësh, me njohuri të veçanta në kontrollet e avionëve – po pse do ta ndryshonte fluturimin një njeri i tillë dhe ta çonte në një drejtim të paditur? /klankosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025