“Serbia do të pres momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, por tani me një qasje tjetër”.
Kjo është një ndër deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të dielën drejtuar perëndimit, të cilin njohësit e sigurisë në Kosovë, po e konsiderojnë si kërcënim serioz dhe direkt ndaj vendit tonë.
Për KosovaPress, ata thonë se ky deklarim duhet të merret seriozisht nga ndërkombëtarët, ngase paraqet rrezik potencial për sigurinë e Kosovës, derisa potencojnë se Vuçiqi ka shprehur ambiciet e Serbisë kundër Kosovës.
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, nga Lidhja Demokratike i Kosovës (LDK), Anton Quni tha se ky është një ndër deklarimet më të sinqerta të Vuçiqit lidhur me atë që mendojnë dhe ëndërrojnë për Kosovën.
Ai shtoi se Serbia pret çarje brenda shteteve anëtare të NATO-s dhe që partnerët strategjik të zbehin interesimin ndaj Kosovës, për të arritur qëllimet e saja.
Përveç kësaj, Quni potencon se çdo veprim nga autoritetet e Kosovës do duhej të jenë në bashkërenditje të mirë me partnerët tanë strategjik.
“Është një ndër deklarimet më të sinqerta të Veçimit, atë që ata e mendojnë e ëndërrojnë, duan ta materializojnë në kushte optimale, të volitshme për Beogradin, për Serbinë. Ata presin ndonjë çarje brenda shteteve anëtare të NATO-s, presin që partnerët strategjik të zbehin interesimin ndaj Republikës së Kosovës. Prandaj, është shumë me rendësi, se çdo ndërmarrje e veprimeve nga autoritetet e Republikës së Kosovës do duhej të jenë në bashkërenditje të mirë me partnerët tanë strategjik. Përderisa janë këto marrëdhëniet e mira me aleatët tanë dhe përderisa është unike si tërësi NATO-ja, çdo tendencë për të ndërhyrë me forca ushtarake në territorin e Republikës së Kosovës do të ishte një aventurë në vete…Këto deklarime do te duhej të gjykohen nga bota demokratike, është fakt se nxisin reaksione te ndryshme ndër to dhe krijimin e tensioneve ndër shtetërore dhe ndër etnike. Sado që është një lloj justifikimi i Vuçiqit para qytetarëve dhe votuesve te tij, se në aspiratat e tyre pengesë janë NATO-ja, partnerët tanë e të tjera, kjo deklaratë duhet të merret si e rrezikshme. Të jetë parasysh autoriteti i tij, deklarimet e tij, gjithnjë kur organizohen bisedat në mes te palëve të Kosovës dhe Serbisë”, thotë Quni.
Po ashtu, anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli potencon se Vuçiq ka kërcënuar haptazi paqen dhe stabilitetin në Kosovë, për çka shton se Bashkësia Ndërkombëtare, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet ta marrin më seriozisht këtë deklarim, siç e quan ai të pasardhësit të Millosheviqit.
Dugolli për KosovaPress, thekson se me këtë deklarim, Vuçiq ka shprehur publikisht ambiciet e tij kundër Kosovës, duke vlerësuar këtë si një kërcënim serioz për vendin tonë.
“Nëse e analizojmë deklaratën e tij, pra shihet qartë se ai tani publikisht më, para botës shpreh ambiciet e tij dhe shtetit të Serbisë kundër territorit të Republikës së Kosovës, me vetë faktin që deklaron se duhet të zgjidhni ose Kosovën ose Serbinë. Atij i pengon ekzistenca e Kosovës, Republika e Kosovës dhe me vetë faktin që shtron këso pyetjesh ai shpreh edhe publikisht pretendimin se ne do të kërkojmë momentumin e duhur që të realizojmë ato ambiciet e tyre. Pra, kërcënim direkt, i hapur për ne nuk është risi, nuk është asgjë e re. Ne kemi thënë në vazhdimësi se Serbia nuk ka ndryshuar, është ajo Serbi e Millosheviçit, gjë që e ka treguar edhe me veprime. Pra, e kishim Banjskën, grumbullimin e trupave përgjatë kufirit të Kosovës, janë këto sinjale të mjaftueshme të cilat na tregojnë se kush është Serbia. Mirëpo, këtë fakt do të duhej që Bashkësia Ndërkombëtare, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta marrin më seriozisht dhe të merren me pasardhësin e Millosheviçit, pra Vuçiqin i cili haptazi kërcënon paqen dhe stabilitetin në Kosovë por edhe në rajon”, potencon Dugolli.
Se Vuçiq hoqi maskën, tregoi fytyrën e vërtetë dhe planin afatgjatë të Serbisë ndaj Kosovës e thotë njohësi i sigurisë, Avni Islami.
Deklarata e Vuçiq, nëse Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë, Islami konsideron se Serbia është e interesuar që nëse në aspektin diplomatik nuk përfiton nga Kosova, ta provojë edhe anën ushtarake.
Në një prononcim për KosovaPress, Islami thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë duke u forcuar, që në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë të jenë të gatshëm në çdo moment dhe kohë ndaj kërcënimeve të Serbisë.
“Deklarata e fundit e presidentit Vuçiq, e cila ndërlidhet drejtpërsëdrejti me një kërcënim të mundshëm ushtarak, nuk është risi e re, vetëm se gjatë këtij deklarimi e tregoi fytyrën e vërtetë, e hoqi maskën dhe e tregoi planin afatgjatë jo vetëm tani por edhe në të kaluarën, në të tashmen por edhe në të ardhmen se çfarë planesh ka Serbia në raport me Kosovën. Pra, vetë pyetja se kë do e zgjidhni Kosovën apo Serbinë, Serbia është e interesuar që nëse në aspektin diplomatik nuk përfiton nga Kosova, ta provojë edhe anën ushtarake. Ky është kërcenim shumë serioz, dhe ketë e kemi ditur ne që merremi me çështje të sigurisë, por edhe strukturat e shtetit janë të informuara, nuk është diçka e re. Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke e forcuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, që në bashkëpunim ne aleatët ndërkombëtar të jetë e gatshme në çdo moment dhe në çdo kohë Serbia mund ta kërcënojë Kosovën”, thotë Islami.
Lidhur me këto deklarata, ka reaguar edhe deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer. Ai në një reagim në platformën “X”, ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e Vuçiqit për Kosovën.
Ai u shpreh se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, kur por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës.
Po ashtu, edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko tha se Vuçiq edhe takimin me fëmijët nga Kosova e shfrytëzon për t’i dërguar mesazhe rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.
Ndërkaq, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, Toby Vogel ka hedhur kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.
Në një shkrim në platformën sociale “X”, Vogel theksoi se SHBA-a dhe BE-ja, janë duke e fshehur nën qilim rastin “Banjska”, për të vazhduar biznesin si zakonisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spasovski: LSDM kërkon rritje të pagave për policët dhe të gjithë të punësuarit në MPB
Pasivizimi i adresave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Do të vazhdojmë të kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kodra: Mungesa e raportimeve për shërbimet private po dëmton shëndetësinë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme