LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Cavanit pas zënkës me Messin

Deklarata e Cavanit pas zënkës me Messin
(Foto: Screenshot/Twitter)

Edinson Cavani dhe Lionel Messi patën një zënkë verbale në takimin miqësor ndërmjet dy përfaqësuesve të tyre në Izrael.

Ndeshja ndërmjet Uruguait dhe Argjentinës u mbyll me rezultat të barabartë (2-2), mirëpo kryetemë e mediave sportive ishte momenti i kacafytjes ndërmjet dy yjeve të skuadrave kundërshtare.

Megjithatë, pas ndeshjes, Cavani e ka qetësuar situatën duke thënë se gjëra të tilla ndodhin brenda lojës së futbollit e sidomos kur është fjala për takimet e përfaqësueseve nga Amerika Latine.


Cavani tentoi të fillonte një përleshje me Messin - argjentinasi i tha që t'i merrte të gjithë bashkëlojtarët
Lexo po ashtu Cavani tentoi të fillonte një përleshje me Messin - argjentinasi i tha që t'i merrte të gjithë bashkëlojtarët

“Është pjesë e futbollit, klasiket janë të këtilla”, ka deklaruar Cavani për TyC Sports pas ndeshjes.

“E vërteta është se në momente të caktuar ishte një ndeshje më fërkime, kishte sfidime dhe gjëra që janë pjesë e futbollit, sidomos të atij jugamerikan”.

“Duhet t’i marrim aspektet pozitive nga paraqitja jonë dhe faktin se ia dolëm t’i shënonim dy gola. Akoma duhet të përmirësohemi, por është mirë ta përfundojmë vitin në këtë mënyrë”, ka shtuar sulmuesi i Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/

https://twitter.com/HgooG78/status/1196541165232939014

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori