LAJMI I FUNDIT:

I dehur dhe pa patentë shofer voziste veturën në Mitrovicë, gjatë arrestimit sulmon zyrtarët policorë

I dehur dhe pa patentë shofer voziste veturën në Mitrovicë, gjatë arrestimit sulmon zyrtarët policorë
Foto ilustruese

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ishte duke vozitur automjetin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën Emin Duraku, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ishte duke vozitur automjetin. I dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një qese me substancë të dyshuar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet në ndalim policor deri në këndellje e më pas të intervistohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/    

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori