LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi emocional i Beyonce pas vdekjes së Kobe Bryant

Dedikimi emocional i Beyonce pas vdekjes së Kobe Bryant

Për humbjen e legjendës së Lakers, Kobe Bryant, tanimë kanë shprehur ngushëllime thuajse të gjithë personazhet e famshme publike.

Në mesin e tyre së fundmi është edhe diva botërore, Beyonce, ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur dhimbje dhe lutet për familjen e Kobe.

Ajo ka publikuar një fotografi të Bryant bashkë me vajzën e tij, Gianna, që po ashtu humbi jetën me të atin mëngjesin e së dielës.


https://www.instagram.com/p/B77rg9fnbBr/

“Do të vazhdoj të lutem për mbretëreshat e juaja. Do na mungosh shumë i dashur Kobe”, është përshkrimi që Beyonce ka vënë krahas fotografisë.

Edhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, ka folur pas humbjes tragjike të Kobe, duke thënë se ai ishte një ‘hero i sportit’ e më pas është fokusuar në momentin kur ndodhi aksidenti.

Kylie Jenner tregon se fluturoi me helikopterin me të cilin u përplas Bryant, e njihte edhe pilotin
Lexo po ashtu Kylie Jenner tregon se fluturoi me helikopterin me të cilin u përplas Bryant, e njihte edhe pilotin

Ndërkohë, Kylie Jenner gjithashtu përmes rrjeteve sociale derisa ka shprehur ngushëllimet për Bryant ka treguar se udhëtoi me pilotin e njëjtë për disa herë radhazi dhe se ai ishte ‘një njeri shumë i mirë’.

Kobe Bryant (Foto: Getty Images/Guliver)

Pas vdekjes së Kobe, një ngjarje të hidhur e zbuloi edhe komediani Stephan Colbert, i cili në emisionin e tij rrëfeu se kur ishte 10-vjeç babai dhe dy vëllëzërit e tij humbën jetën në një përplasje aeroplani.

Ish-ylli i NBA ka lënë pas vetes gruan Vanessan dhe tri vajzat e tjera: Natalia, 17, vajzën 3-vjeçe, Bianka dhe vajzën e vogël 17 muajshe, Capri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori