Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi për ndërhyrje në sistem të drejtësisë,  në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit tonë.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka  shprehur bindjen se manipulimi politik i popullit është bërë specialitet i presidentit Thaçi.


Postimi i plotë i Dedës:“Manipulimi politik i popullit është bërë specialitet i Kryetarit të Kosovës. Veprimet politike që rezultojnë me suspendimin e shtetësisë së Kosovës nuk janë as kushtetuese as ligjore. Ndërhyrja në sistem të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit tonë. Është vepër penale - edhe për deputetët, Qeverinë dhe vet Kryetarin. Ndërsa, prishja me shtetet e pakta mike është në kundërshtim direkt me interesin tonë kombëtar” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/