Deco tregon nëse Barcelona do nënshkruajë me Roque dhe një mesfushor të ri në janar

Në sezonin e tij të parë në Barcelonë, menaxheri Xavi Hernandez ishte i bindur se për të konkurruar, ai kishte nevojë për dy lojtarë për çdo pozicion, por këtë vit ai ka mbetur i ‘shkurtër’ në këtë drejtim në dy fusha.
Një prej tyre është vendi numër nëntë, diçka që mund të trajtohet në janar. 35-vjeçari Robert Lewandowski aktualisht ka i vetëm këtë detyrë, por Deco ka thënë se do të bëjnë gjithçka që mundet për të nënshkruar me Vitor Roque në janar.
Zona tjetër është pozicioni i mesfushorit mbrojtës. Vetëm Oriol Romeu u nënshkrua pas largimit të Sergio Busquets, dhe me ish-mesfushorin e Gironas që lufton për besim, shumë kanë pyetur veten nëse mund të kërkojnë një alternativë në afatin e janarit.
Në ndeshjet e fundit, Ilkay Gundogan është përdorur në bazën e mesfushës, por edhe ai ka hequr dorë nga disa shanse të qarta atje. Deco nuk ishte optimist për aftësinë e tyre për të bërë ndonjë transferim që nuk është Roque.
Deco: "We all want Roque to come as soon as possible. From the beginning it was said that he would only come from January, because that was the condition that Athletico Paranaense put. We are doing everything, we know the regulations of La Liga. They've made some changes that can…
— barcacentre (@barcacentre) November 13, 2023
“Të gjithë duam që ai [Roque] të vijë sa më shpejt. Që në fillim u fol se ai do të vinte vetëm nga janari, sepse ky ishte kushti që vendosi Athletico Paranaense. Ne po bëjmë gjithçka, i dimë rregulloret e La Liga-s, se ka pasur disa ndryshime që mund të na ndihmojnë dhe, nëse kjo ndodh, ne gjithashtu kemi disa përgjegjësi me La Liga-n kur bëhet fjalë për përmbushjen e disa gjërave në pritje”.
“Kur u krijua skuadra, ishte menduar për të gjithë vitin. Dhe kjo ide nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht nga “fair play”. Nuk mendoj se mund të bëjmë ndonjë lëvizje në janar përtej asaj që ndodh me Roquen”, ka thënë Deco për Sport.
Para dëmtimit të Frenkie de Jong, mesfusha e Barcelonës funksiononte në ndeshje dhe ai mund të adresojë disa nga çështjet e tyre. Megjithatë, po bëhet e qartë se përpara verës së ardhshme, Barça do të duhet të bëjë diçka për të adresuar problemin e kësaj pozite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania