Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson, ka përjetuar dy sezone me ulje-ngritje që nga transferimi i tij nga Villarreal. Megjithatë, pas afrimeve të Joao Pedro dhe Liam Delap, reprezentuesi senegalez po shqyrton seriozisht një largim nga "Blutë", me një rikthim në La Liga që shihet si mundësi reale.

Jackson u bashkua me Chelsean në vitin 2023 për 37 milionë euro, duke regjistruar 81 paraqitje, 30 gola dhe 12 asistime.


Megjithatë, paqëndrueshmëria e tij përpara portës ka bërë që Chelsea të kërkojë alternativa në sulm. Sipas “Caught Offside”, londinezët kanë vendosur një çmim kërkese prej 50 milionë eurosh për 23-vjeçarin.

Barcelona e interesuar për huazimin e Jacksonit

E njëjta media raporton se Barcelona po konsideron një huazim të mundshëm me të drejtë blerjeje për Jacksonin. Drejtori i Futbollit, Deco, pritet të diskutojë këtë çështje në ditët në vijim. Gjigantët katalanas e shohin atë si një alternativë të mundshme ndaj Robert Lewandowskit në fazën e sulmit.

Interesim nga Liga Premier dhe Serie A

Nga ana e tij, Jackson preferon të qëndrojë në Premier League. Newcastle United mund të jetë në garë për të, në rast se Alexander Isak largohet. Një tjetër opsion është Aston Villa, pasi trajneri Unai Emery e njeh mirë lojtarin nga koha e tyre te Villarreal. Edhe Manchester United ka shfaqur interes, por Chelsea heziton të shesë lojtarët e saj te rivalët e drejtpërdrejtë në ligë.

Transferimi në Serie A shihet si një mundësi më e favorshme për Chelsean, por vetë lojtari ka refuzuar një kalim te AC Milan. Napoli tashmë ka orientuar interesin diku tjetër, ndërsa Juventusi vazhdon të jetë i interesuar.

Sa është i mundur kalimi te Barcelona?

Ndonëse një kalim te Barcelona mund të kishte qenë më i logjikshëm përpara transferimit të Marcus Rashford, tani duket më pak i mundshëm. Rashford pritet të luajë në krahun e majtë, gjë që përforcon rolin e Ferran Torres si sulmues qendror. Nëse Barça nuk planifikon të largojë Torresin apo ta bindë për një transferim, atëherë afrimi i Jackson do të konsiderohej si një përdorim joefikas i burimeve të klubit.

telegrafi sport app