LAJMI I FUNDIT:

​Debati për krizën energjetike i thirrur nga AAK-ja shtyhet për të martën

​Debati për krizën energjetike i thirrur nga AAK-ja shtyhet për të martën
Foto: Arkiv

Propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për debat në Kuvend lidhur me krizën energjetike është shtyrë për të martën, kur do të jetë edhe vazhdimi i seancës plenare.

Mocioni që debati për krizën energjetike të shtyhet për të martën kaloi me 79 për, 2 kundër dhe 2 abstenime.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se u dakorduan që kjo pikë të jetë e para në vazhdimin e seancës të së martës, më 28 dhjetor 2021.