Javën që po lëmë pas Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë plenare ku u debatua për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që në mungesë të kuorumit nuk arriti të kalojë.
E në këtë seancë pati një debat të ashpër ndërmjet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj.
Po gjatë javës që po lëmë pas, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në Shtërpcë për konfiskimin e kamerave të vendosura ilegalisht nga strukturat paralele serbe.
Ndërkaq, të enjten për vizitë në vendin tonë ishte edhe një delegacion i lartë i NATO-s.
“Nuk e kuptoj qysh një drejtor i policisë kalon në PDK” – Haxhiu e Qalaj me debat të ashpër në Kuvend
Opozita ka kundërshtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Pas kritikave të shumta në seancën e së enjtes të Kuvendit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se kur kanë marr mbështetjen prej qytetarëve dy prej arsyeve kryesore kanë qenë zotimet në çështjen e drejtësisë dhe punësimit.
“Kur para qytetarëve kemi prezantuar programin qeverisës ka qenë pikërisht çështja e Byrosë Shtetërore. Unë nuk mundem diçka tjetër me prezantua në fushatë e diçka tjetër me punu kur e marr mandatin e ministres”, tha Haxhiu.
Duke iu përgjigjur deklaratave të opozitës për “hakmarrje politike”, Haxhiu tha se ka pas tendenca të tilla në të kaluarën, duke përmendur faktin se ishte tentuar që LVV-ja të shpallej organizatë e paligjshme, shkruan Telegrafi.
“Unë besoj që të gjithë pajtohemi se me bazën penale ka pas hakmarrje politike, sepse ka pas tendenca me hetu figura veç pse i përkasin LVV-së. Pra kryetarin e LVV-së që tash është kryeministër dhe Kryetarin e Kuvendit tash që atë kohë ishte në kryesi të partisë. Shumë mirë e dini që LVV-në kanë pas me shpall organizatë të paligjshme dhe kjo ka ndodh, figurat kryesore që kanë pas tendencë të tillë kanë qenë në krye të institucioneve të drejtësisë”, tha Haxhiu, duke përmendur këtu ish-drejtorin e Policisë tashmë deputet i PDK-së, Rashit Qalaj dhe ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha.
“Si ka mundësi që prej Prokurorisë shkon në LDK e prej Policisë shkon në PDK, unë këtë e kisha ndalu me ligj”, ka thënë Haxhiu.
Pas kësaj ka replikuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i cili kërkoj nga ministrja Haxhiu që të ketë kujdes me deklarimet.
“Ministre me na shit moral është bukur mirë, por jo nga ju. Ju e dini ministre e nderuar çka keni ba në këtë Kuvend. Është turp me fol për këtë sen ju. Nuk po du me shku ma gjatë, ne jemi deputet dhe kem drejt me pas mendimin tonë. Jini më e kujdesshme kur i drejtoheni deputetëve se mundet me tu kthy bumerang”, tha Qalaj.
Sërish kundërpërgjigje pati ministrja Albulena Haxhiu.
“Z.Qalaj për veprimet tona politike në këtë Kuvend jemi përgjigj para ligjit, jemi dënuar nga gjykata për ato, dhe asnjëherë nuk i bimë pishman për gazin lotsjellës. Për mua nuk është normale që një drejtor i policisë sapo ta përfundoj mandatin të shkoj në parti politike. E kam për ty sepse do të ishte mirë që të prisje së paku një kohë e pastaj t’i bashkoheshe një partie”, tha Haxhiu, shkruan Telegrafi.
Aksioni në Shtërpcë kundër spiunazhit, Policia tregon se çfarë është sekuestruar
Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të së enjtes ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.
Prokurori Rasim Maloku në një deklaratë për Telegrafin kishte bërë të ditur se po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës si dhe po bastisen disa lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale.
E në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës u bë e ditur se rasti në Shtërpcë është cilësuar si bashkim për veprimtari kundërkushtetuese/spiunazh për një periudhë 7 vjeçare.
“Shtërpcë (NN) 2013-2022. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës, janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme në komunën e Shtërpcës, ku janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz, kamera të vendosura nëpër rrugë, etj”, thuhet në raport.
Ndryshe, aksioni në fjalë nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si struktura ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.
Përmes këtyre kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve.
Vizita e delegacionit nga NATO-ja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka pritur në takim një delegacion nga NATO, i prirë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm Mircea Geoana.
Osmani vlerësoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.
Tutje, presidentja e uroi Geoană për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid, duke e vlerësuar unitetin transatlantik si vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon.
Nga ana tjetër, Geoana falënderoi Osmanin për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas.
Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi.
Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën