LAJMI I FUNDIT:

Debate të forta në komisionin hetimor për sterilizimin, Beqaj përplaset me Vokshin

Debate të forta në komisionin hetimor për sterilizimin, Beqaj përplaset me Vokshin

Mbledhja e komisionit hetimor për çështjen e sterilizimitnë Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione, ku ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte ftuar për të dhënë dëshminë e tij.

Beqaj kërkoi nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, që t’i ofrohej logjistika e nevojshme për një deklaratë me materiale audio-vizive, pasi donte ta ilustronte me foto dhe video.

Megjithatë, Vokshi sqaroi se nuk dispononin pajisjet e nevojshme dhe i kërkoi që të vazhdonte dëshminë pa ilustrime.


Pas mosmarrëveshjeve, u vendos që mbledhja të shtyhej për një moment tjetër.

Pjesë nga debati:

Ilir Beqaj: “Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Jam konsultuar me avokatin dhe dua që deklaratën ta ilustroj me mjete audio-vizive.”

Albana Vokshi: “Nuk kemi infrastrukturën për këtë. Mund të na japësh materialet për t’i administruar.”

Beqaj: “Sot jemi këtu për të sqaruar, qoftë gjysmën e mençurisë sime. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar dhe dua ta ilustroj me mjete vizuale. Ju nuk e dini çfarë kam bërë, nuk mund ta dini pa e parë. Ngjarjet fillojnë që në 2009, kur një ministër e bleu centralin dhe e la në qese. Sipas nenit 2, pika 7, vendimi i ndërmjetëm është vendim i marrë në çdo fazë të hetimit dhe pyetjes së dëshmitarëve.”

Vokshi: “Këtë nen e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do flasësh për të drejtat e tua apo për ato të komisionit?”

Beqaj: “Kemi bërë një kërkesë dhe ligji përmban një nen që përcakton mënyrën e marrjes së këtij vendimi. Më jepni një vendim për kërkesën, siç lexova: një deklaratë që dua ta ilustroj me foto dhe video.”

Vokshi: “Do e bësh deklaratën? Nëse jo, do nis me pyetjet. Do e bëni deklaratën, zoti Beqaj?”

Beqaj: “Do ta bëj deklaratën, sapo të më jepni mundësinë. Fillimisht, kam bërë një kërkesë.”

Beqaj: “Për 7-8 muaj më keni akuzuar si hajdut. Epitete mos vendos!”

Vokshi: “Kam 10 vjet, jo 7 muaj. SPAK ka 7 muaj.”

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori