Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, pas humbjes ndaj Sassuolos me rezultat 1-0 në Serie A e pranoi se skuadra e tij ka shumë punë për të bërë.

Holandezi thotë se ata duhet të përmirësohen shumë në mënyrë që të jenë gati për ndeshjen e radhës.


“Ata ishin përgatitur për një ndeshje si kjo”, ka thënë De Vrij për Rai Sport.

“Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë, jemi hapur në shumë kundërsulme. Ky nuk është fillimi i sezonit që kemi dashur”.

“Duhet të punojmë shumë që të bëjmë më mirë në ndeshjen e radhës. Ka ende shumë vend për përmirësime”, shtoi holandezi.

Golin e vetëm në takim e shënoi Domenico Berardi nga pika e bardhë, kjo pas ndërhyrjes së palejuar në zonë nga Joao Miranda.

Ndeshja e ardhshme e Interi është kundër Torinos. /Telegrafi/

telegrafi sport app