Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt nuk pritet të kthehet në fushë deri në nëntor, pasi ai konfirmoi nevojën për një operacion në shpatull.

Qendërmbrojtësi holandez për herë të parë e dislokoi shpatullën e djathtë në fund të vitit 2019 dhe kjo ka qenë duke i shkaktuar vazhdimisht atij probleme.


Operacioni u shty deri në fund të sezonit, por me eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve, De Ligt mund të hyjë ‘në brisk’.

Sipas gazetës Tuttosport, ky lloj operacioni do ta mbajë holandezin jashtë veprimit përafërsisht dy apo tre muaj.

de ligt demiral

Një tjetër arsye për vonesën e intervenimit ishte mungesa totale e alternativave në skuadrën e Bianconerët, pasi Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral kishin lëndime afatgjata.

Demiral tani është rikuperuar plotësisht nga një shqyerja e ligamentit ACL, ndërsa Chiellini po i afrohet një rikthimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app