Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, është i lumtur që skuadra ka kaluar tutje, duke thënë se së dy raundet e fundit kanë eliminuar dy favoritë.

Goli i fitores u shënua pikërisht nga De Ligt me kokë në pjesën e dytë.


“E kemi bërë përsëri! Kemi patur pak vështirësi në fillim, por kemi luajtur mirë në përgjithësi”.

https://twitter.com/BlaugranaEn/status/1118250485591564288

“Po çmendesha pak, sepse nuk po shfrytëzonim asnjë nga rastet që po krijonim”.

Holandezi ka thënë se skuadra e tij mund të triumfojë në fund.

D4TcDuMX4AA20zP

“A mund ta fitojmë trofeun? Tani jemi në gjysmëfinale dhe kemi eliminuar dy nga favoritet në dy raundet e fundit”.

“Ndeshjet e ardhshme do të jenë të vështira, por kështu ishin dhe dy të fundit. Ku i dihet”, ka thënë De Ligt. /Telegrafi/

telegrafi sport app