Portier i Manchester Unitedit, David De Gea pritet të humbasë Kupën e Botës “Katar 2022”, pasi thuhet se dështoi ta zë një vend në skuadrën paraprake prej 55 lojtarësh të Spanjës.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique e ka dërguar listën e tij në FIFA, nga e cila do të përzgjidhet skuadra e tij e fundit prej 26 lojtarësh.


Por, De Gea besohet se është lënë jashtë skuadrës, pavarësisht se ishte titullar i rregullt për Unitedin këtë sezon.

Sipas gazetës AS, Enrique ka përzgjedhur pesë lojtarë për çdo pozicion, por ende nuk ka vend për De Gea me 45 ndeshje të zhvilluara.

Ylli i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është emëruar në skuadër, por besohet të jetë një opsion rezervë.

Portieri bask rikthyer në formë javëve të fundit për Blutë, por Enrique ende preferon portierin e Brentfordit, David Raya.

Raya pritet të përfshihet në skuadrën përfundimtare të Spanjës së bashku me Robert Sanchez të Brighton dhe Unai Simon, i cili luan për Atletic Bilbaon.

Portieri i Getafes, David Soria është gjithashtu përpara De Geas në renditje, pavarësisht se nuk ka luajtur kurrë më parë.

enrique de gea 1

De Gea është qartazi jashtë favorit të kombëtares dhe mund të përballet me një situatë të ngjashme në Old Trafford në të ardhmen e afërt.

31-vjeçarit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe megjithëse Erik ten Hag shkon mirë me De Gean, ai është gjithashtu në kërkim të një portieri të ri.

De Gea 1

Holandezi dëshiron një portier të ri që i përshtatet stilit të tij të lojës dhe është i aftë të luajë mirë me këmbë, duke ndihmuar ndërtimin e aksioneve.

Simon është një emër që po konsiderohet së bashku me yllin e Portos, Diogo Costa, i cili ka bërë përshtypje në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app