Kevin De Bruyne ka bërë histori në Ligën Premier të martën, pasi u bë lojtari i parë që siguron 15 ose më shumë asistime në tre sezone të veçanta.

Ylli belg bëri asistimin e vetëm tek goli i fitores 1-0 të Manchester Cityt ndaj Sheffield Unitedit i shënuar nga Sergio Aguero.


Me këtë asistim, De Bruyne arrin në shifrën e 15-të asistimeve deri tani këtë sezon në Ligën Premier, duke hyr edhe në histori të këtij kampionati.

Mesfushori kreativ tashmë arrin 15 e më shumë asistime në tre sezone të veçanta në Ligën Premier: 2016-17 (18 asistime) dhe 2017-18 (16).

28-vjeçari është gjithashtu në rrugën e duhur për të shijuar sezonin e tij më të frytshëm të golave ​​në kampionatin anglez, pasi ka shënuar tashmë shtatë herë, ndërsa rekordi i tij është tetë gola që ai i shënoi dy sezone më parë.

De Bruyne vërtetoi të martën se ishte lojtari i diferencës, pasi fjalët lavdëruese për të zgjedhi edhe trajneri kundërshtar.

“Kevin De Bruyne ka gjetur një pasim të mahnitshëm për Sergio Agueron”, ka thënë trajneri i Sheffield Unitedit, Chris Wilder. /Telegrafi/

telegrafi sport app