LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Shpirti i grupit është vlera e shtuar e Kombëtares së Shqipërisë

De Biasi: Shpirti i grupit është vlera e shtuar e Kombëtares së Shqipërisë

Durrësi ishte qyteti që priti Konferencën për Zhvillimin e Sportit e organizuar nga Ministria  e Arsimit dhe Sporteve në bashkëpunim edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit. Të pranishëm ishin presidenti i KOKSH, Viron Bezhani dhe trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, i cili foli për eksperiencën dhe konceptet në të cilën ai e bazon punën e tij.

“Në dy vitet e mia të para si trajner i Kombëtares shqiptare e përqendruam punën në zgjedhjen e futbollistëve për krijimin e një skuadre me personalitet, një skuadër ndryshe që ka një qëllim të përbashkët. Kemi udhëtuar shumë për të takuar dhe folur me lojtarët për t’u shpjeguar atyre projektin dhe rolin që do të kishin në skuadër. E kam bazuar punën në pesë koncepte mes të cilëve, shpirti i grupit. Është pikërisht ky i fundi,vlera e shtuar e përfaqësueses që unë drejtoj dhe kombëtareve të mëparshme”, tha De Biasi, transmeton TCh.

Për trajnerin De Biasi çdo skuadër duhet të ketë të qarta objektivat e saj dhe se duhet te dije të gjeje mënyrën për ta arritur.


“Mendoj se çdo skuadër që dëshiron të arrijë objektivat e saj, duket t’i ketë ato të qarta e për më tepër duhet të bashkëpunojë për t’ia dalë mbanë. Në të njëjtën kohë ajo duhet të ketë idetë dhe të gjejë mënyrën falë cilësive të gjithsecilit. Ajo që nuk duhet të mungojë në asnjë moment është kurajoja  dhe dëshira për të hyrë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin”, u shpreh trajneri i Kombëtares.

Në trend Sport

Më shumë
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

La Liga
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kalo në kategori