LAJMI I FUNDIT:

David Luiz pas debutimit: Është kënaqësi të luash për Arsenalin

David Luiz pas debutimit: Është kënaqësi të luash për Arsenalin
David Luiz (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

David Luiz bëri debutimin e tij te Arsenali në fitoren 2-1 ndaj Burnley të shtunën dhe e ka përshkruar bashkimin me Topçinjtë si ‘një kënaqësi’.

Braziliani ishte mbresëlënës në qendër të mbrojtjes së Topçinjve, pasi siguruan fitoren e tyre të dytë nga dy ndeshje e para të sezonit në Ligën Premier.

Lëvizja e 32-vjeçarit nga Chelsea i kushtoi Arsenalit tetë milionë dhe ishte diçka befasuese në fund të afatit kalimtar, por mbrojtësi është i lumtur që ka bërë kalimin në Emirates.


Arsenali mposht Burnleyn për fitoren e dytë në Ligën Premier
Lexo po ashtu Arsenali mposht Burnleyn për fitoren e dytë në Ligën Premier

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përpiqem të bëj punën time dhe gjithashtu të kënaqem me këta lojtarë kualitativ”, ka thënë Luiz pas fitores ndaj Burnleyt.

Luiz pati një paraqitje të mirë në debutim (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ky ekip ka shumë për të bërë, mund të përmirësohet shumë dhe të luftojë për garat e tjera”.

“Ne do të shkojmë hap pas hapi, do të punojmë shumë dhe është kënaqësi të jesh këtu sepse të gjithë janë të përulur, të gjithë duan të mësojnë, të gjithë duan të përmirësohen dhe ne duam ta bëjmë këtë klub të shkëlqejë përsëri”.

Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Burnley, shkëlqen Ceballos
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Burnley, shkëlqen Ceballos

“Është e shkëlqyeshme të ndjesh mbështetjen nga të gjithë, thjesht u përpoqa të bëja çmos”.

“Stili im është të luaj futboll dhe gjithashtu të kuptoj planin për lojën”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori