LAJMI I FUNDIT:

David Alaba: Një zgjidhje për tri probleme të Real Madridit

David Alaba: Një zgjidhje për tri probleme të Real Madridit

David Alaba, ka një marrëveshje për t’u bashkuar me Real Madridin si transferim falas në verë, që do të jetë pa dyshim nënshkrimi kryesor për Los Blancos.

Por mbetet të shihet saktësisht se ku do të përdoret ai nga Zinedine Zidane (ose trajneri i ri) pasi austriaku është i aftë të luajë në disa pozicione.

Alaba mund të luajë mbrojtës i majtë, qendërmbrojtës dhe mesfushor me tipare mbrojtëse, tri zona ku Real Madridi është dukur i dobët kur mungon lojtari kryesor.


Alaba si mbrojtës i majtë

Marcelo ka bërë histori si mbrojtës i majtë i Real Madridit dhe ka në pronësi atë pozicion për vite me radhë, por në sezonin e ardhshëm ai do të jetë 33 vjeç dhe ditët e tij më të mira tashmë janë mbyllur.

Alaba ofron më shumë siguri sesa Ferland Mendy, veçanërisht në fazën sulmuese, ku kontributi i francezit me një gol dhe dy asistime është larg asaj që Real Madridi dëshiron nga një mbrojtës krahu.

Alaba si qendërmbrojtës

Me të ardhmen e Sergio Ramos ende të pasigurt, Alaba mund të shihet si një zëvendësim me cilësi të lartë për spanjollin, i cili mund të luajë pranë Raphael Varanen.

Nga 24 ndeshjet e Alaba për Bayern këtë sezon, 21 kanë qenë si qendërmbrojtës, kështu që ky rol nuk është asgjë i ri për të dhe, ndërsa Zidane do të dëshirojë të mbajë Ramosin, nuk është një politikë e keqe, pasi zëvendësimi do të ishte një sigurim shtesë.

Nëse Sergio Ramos nënshkruan një kontratë të re, atëherë Alaba mund të jetë rival i Varanes për të qenë partner i kapitenit.

Zidane dihet që është një tifoz i madh i Varanes, megjithatë, dhe do të ishte një surprizë.

Alaba si mesfushor mbrojtës

Casemiro e ka bërë rolin e tij si Nr.6 që nga viti 2015 dhe nuk ka asnjë tregues se ardhja e Alaba është një kërcënim për të, por kjo u jep atyre një mundësi tjetër.

Përvoja si mesfushor e Alabas ka qenë kryesisht me ekipin kombëtar austriak , ku ai mund të jetë më me ndikim në një skuadër që nuk është e bekuar me talentin e Bayern Munchen apo Real Madrid.

Do të jetë interesante të shohim se çfarë plani ka Zidane për Alaban, një lojtar që i jep zgjidhje për disa probleme. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori