LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Më parë do të kisha besuar se Papa bëhet mysliman sesa Hisen Berisha kalon në PDK

Daut Haradinaj: Më parë do të kisha besuar se Papa bëhet mysliman sesa Hisen Berisha kalon në PDK

Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, ka shprehur edhe njëherë mos pajtueshmërinë e tij për themelimin e Gjykatës Speciale.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shokëve të tij nga PDK-ja nuk do t’ua fal themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ata e krijuar këtë gjykatë. Thoshin do t’i largojmë disa re të zeza e ku e di unë. Kemi pasur Gjykatën e Hagës, UNMIKU-t, EULEX-it tash prapë një Hagë tjetër. Kjo nuk do të na bën ndonjë dëm të madh por po terrorizon shoqërinë tonë”.


Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD ka thënë se nëse Gjykata e Hagës pretendon të nxjerrë akterët kryesor nga politika apo lufta liria jonë do të jetë e rrezikuar, përcjell Telegrafi.

“Përpjekja jonë, lufta jonë, sakrifica jonë do të ketë një goditje ndër brez nga disa akterë që ndoshta duke tentuar të shpëtojnë kokën e vet kanë çuar duart”.

Haradinaj thotë se në kohën e themelimit të Gjykatës Speciale shumë luftëtarë nga Drenica kane qenë në burg.

“Unë personalisht do të jem kundërshtarë i Gjykatës Speciale deri në sekondën e fundit”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.

Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD, ka thënë se ai “më parë do të kishte besuar se Papa shkon në Meke e bëhet musliman sesa Hisen Berisha kalon në PDK”.

“Në politikë ish e mundur gjithçka”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Kalo në kategori