LAJMI I FUNDIT:

Darwin Nunez theu rekordin ndaj West Hamit, u bë lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier

Darwin Nunez theu rekordin ndaj West Hamit, u bë lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez ka vendosur rekord të ri duke u bërë lojtari më i shpejtë në Ligën Premier, pas një vrapimi në ndeshjen ndaj West Ham United.

Nunez shënoi golin e tij të parë në Anfield me atë që rezultoi të ishte goli i fitores kundër West Ham të mërkurën mbrëma.

Ai realizoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të Kostas Tsimikas nga e majta, duke e çuar në katër numrin e golave në të gjitha garat me Reds.


Uruguaiani ishte jashtëzakonisht i gjallë dhe e detyroi portierin Lukasz Fabianski të bëjë një numër pritjesh të forta në pjesën e parë.

Por, Nunez gjithashtu vendosi një rekord të ri në lojë pasi shënoi një shpejtësi të paparë deri tani në Ligën Premier.

Sulmuesi i Reds regjistroi shpejtësi maksimale prej 38 km/h, që është e barabartë me 23.61 milje në orë.

Nunez, i nënshkruar për rreth 100 milionë euro nga Benfica, ka thyer rekordin e mëparshëm prej 37.80 km/h të vendosur nga mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, dy vjet më parë.

Pavarësisht gjatësisë së tij, Nunez është jashtëzakonisht i shpejtë dhe ishte lojtari i dytë më i shpejtë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Duke luajtur për Benficën, ai arriti shpejtësinë maksimale prej 36.5 km/h.

Në listën e të gjitha kohërave të Ligën Premier, ylli i Wolves, Adama Traore është i treti me një shpejtësi maksimale prej 37.78 km/h. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori