LAJMI I FUNDIT:

Darmian: Conte trajner më mirë se Van Gaal dhe Mourinho

Darmian: Conte trajner më mirë se Van Gaal dhe Mourinho

Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian mendon se trajneri Antonio Conte është një trajner më i mirë se holandezi Louis van Gaal dhe portugezi Jose Mourinho.

Conte ishte trajneri i Kombëtares së Italisë kur Darmian lulëzoi në Kampionatin Evropian 2016 dhe ish-lojtari i Parmas tha se ribashkimi me ish-trajnerin e Chelsea ishte i thjeshtë.

“Ishte sikur të mos e kisha lënë kurrë. Ai është i ashpër dhe ka të njëjtën dëshirë si atëherë, për ta sjellë ekipin në majë. Ai është përmirësuar taktikisht dhe si karakter”, ka thënë fillimisht Darmian për La Gazzetta dello Sport.


Darmian pastaj foli për ish-trajnerët e tij Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, të cilët i kishte në kohën e tij te Manchester Unitedi.

“Van Gaal ishte një fanatik i rregullave. Ai ishte ai që më donte në United. Një nga ditët e para në Mançester ai më tërhoqi mënjanë dhe më tha: ‘Ju jeni këtu falë meje. Ju keni besimin tim, ju do të luftoni me Antonio Valencia, dijeni se për mua emri nuk ka rëndësi”.

“Mourinho nuk ka dashuri të tjera përveç të fitojë. Unë i detyrohem me trofe, madje edhe një Ligë të Evropës”.

Por, Darmian mendon se Conte ka epërsinë nga dy trajnerët e mëparshëm.

“Ai ka ide të shkëlqyera, taktikisht, është një hap përpara”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori