Filmi do të jetë në garë edhe në kategorinë ‘filmi më i mirë aksion/aventurë/triler’, ku do të ketë përballë filmat “Changeling”, “Gran Torino”, “Quantum of Solace”, “Traitor” dhe “Valkyrie”.

Christian Bale, ylli i filmit, po ashtu është nominuar në kategorinë aktori më i mirë, ku do të ketë përballë aktorët Tom Cruise (Valkyrie), Robert Downey, Jr. (Iron Man), Harrison Ford (Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull), Brad Pitt (The Curious Case of Benjamin Button) dhe Will Smith (Hancock).

Ceremonia do të organizohet më 25 qershor të këtij viti.