Danilo i kërkon Realit ta shesë te Chelsea

Mbrojtësi brazilian, Danilo i ka kërkuar Real Madridit ta shesë atë te Chelsea.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, braziliani e sheh një lëvizje te Chelsea si një mundësi të madhe dhe po e ‘lut’ presidentin e Realit, Florentino Perez për ta shitur atë.
Danilo thuhet se po shtyn përpara për një lëvizje në Chelsea dhe është i gatshëm të punojë me Antonio Conte.
Formacioni 3-4-3 i trajnerit italian thuhet se është një përshtatje e përkryer për mbrojtësin e djathtë që pëlqen të shkojë përpara dhe të sulmoj.
Blutë thuhet se janë po aq të etur dhe kanë bërë një ofertë në rajonin prej 26 milionë funteve për ish-lojtarin e Portos. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































