Incidentet që ndodhën pas duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në UFC 229 në Las Vegas, nxitën polemika të shumta në lidhje me dënimet dhe vazhdimin e konkurrimit të yjeve të njohura të MMA-së në këtë organizatë.
Presidenti i UFC-së, Dana White, kishte deklaruar se do ta përjashtonte përgjithmonë mikun e Khabibit, Zubaira Tukhugov, për përfshirjen e tij në incident, ndërsa menjëherë pas ylli nga Dagestani theksoi se në rast se ndodh ajo, edhe ai do të largohej.
https://twitter.com/drelawsonjr/status/1048816075142352896
Mirëpo, sipas njeriut kryesor të organizatës, gjërat janë sqaruar dhe Nurmagomedov do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj gare.
“Jemi në rregull. Jemi në rregull me Khabibin. Ju vazhdoni t’i publikoni gjërat që kanë qenë para një javë. Para një jave! Shumë gjëra ndodhin brenda një jave në këtë biznes”, ishin fjalët e White për TMZ.
Kreu i UFC-së nuk ka dhënë detaje se si organizata që drejton e ka zbutur qëndrimin ndaj Nurmagomedov, ndërsa njëherësh është tërhequr edhe nga vendimi për ta përjashtuar Tukhugovin dhe nuk është e qartë nëse ai do të vazhdojë apo do të largohet nga kjo garë.
Kampioni në kategorinë e peshave të lehta është aktualisht ylli kryesor i UFC-së, prandaj është e kuptueshme që organizata do të përpiqet të përfitojë sa më shumë para nga ai.
This vid shows Khabib's Dominance MMA managing partner Rizvan Magomedov harassing Dillon Danis who pushes him away as Nurmagomedov notices the skirmish & jumps in to assist. Magomedov who can be seen in other videos scuffling with police trying to break up the brawl was arrested. pic.twitter.com/vP4iFiH219
— Mike Russell 🕵️ (@MIKERUSSELLMMA) October 9, 2018
Në ndërkohë, mbetet akoma e paqartë se me kë do të ndeshet Khabibi në vijim. Tony Ferguson është kandidati numër 1, ndërsa edhe një rimeç me McGregor është shumë i mundshëm, pasi do të sillte përfitime marramendëse.
Pastaj ekziston mundësia për një duel të Nurmagomedov me boksierin amerikan, Floyd Mayweather.
“Nuk kemi folur akoma në lidhje me këtë (duelin e radhës). Ai po e bën një turne aktualisht. Ai po shkon në EBA, është takuar me Putinin dhe po bën shumë gjëra. Ta lëmë këtë njeri ta shijojë fitoren dhe pastaj do të flasim”, ka deklaruar White. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe