Ky është momenti i tmerrshëm kur një valë e madhe e baticës u përplas në një rrugë me trafik të ngarkuar në Kinë, ndërsa uji i rrëmbyeshëm largoi nga rruga një duzinë automjetesh.

Pamjet virale tregojnë valën masive të baticës që vërshon në rrugën e zënë afër lumit Qiantang në qytetin lindor të Kinës Hangzhou të dielën, duke larguar disa makina brenda sekondave, transmeton Telegrafi.


Shtatë automjete u dëmtuan për shkak të motit ekstrem, sipas autoriteteve lokale. Asnjë viktimë nuk u raportua.

33478030 8759427 Viral footage shows the massive tidal wave rushing onto the busy a 26 1600771943616

   

33478028 8759427 The incident was caused by a tidal bore a rare natural phenomeno a 27 1600771952802

Batica që ndodh në lumin Qiantang të Hangzhou thuhet të jetë më e madhja në llojin e saj në botë, me batica që arrijnë deri në 30 metra lartësi dhe lëvizin me shpejtësi më shumë se 40 km/orë , sipas raportimeve.

33478024 8759427 image a 28 1600771958518

Zhurma e valës së baticës mund të dëgjohet për orë të tëra para se të godasë lumi automjetet. /Telegrafi/