LAJMI I FUNDIT:

Dakota Johnson me këtë veshje ka konfirmuar kthimin e trendit unik nga vitet ’80

Dakota Johnson me këtë veshje ka konfirmuar kthimin e trendit unik nga vitet ’80

Dakota Johnson pikërisht ka zyrtarizuar kthimin e epoletave, trend i madh mode, i cili ka sunduar në vitet ’80

Femrat e viteve ’80 kanë bartur rroba paksa në mënyrë mashkullore, mirëpo këtë sezon, si edhe në çdo sezon të ardhshëm, para së gjithash, theksohet feminiteti, transmeton Telegrafi.


Aktorja Dakota Johnson është treguesi i vërtetë për këtë.

Aktorja holivudiane është fotografuar në rrugët e Nju-Jorkut në kompletin shumë të pazakonshëm fund të zi dhe xhaketë me epoleta.

Johnson me këtë veshje ka treguar që kostumet e fuqishme dhe veshjet nga vitet ’80 ende janë trend absolut. /Telegrafi/