Krijuesja e hitit “Hajde ma knej” ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar fotografitë që ajo së fundmi i ka realizuar me top fotografin shqiptar, Fadil Berisha.

“Urime 28 nëntori! Urime ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Dafina në Instagram, duke bashkëngjitur fotografinë më poshtë.


Pas kësaj fotografie nudo ku në trup të Dafinës është realizuar flamuri kombëtar me teknikën e ‘bodypaint’, ajo pritet të publikojë projekte muzikore.

Projekti i radhës me të cilin Dafina do të dridhë skenën do të jetë videoklipi i këngës “Time Out”. /Telegrafi/