Të gjithë e njohim si veturën që flet shqip pasi qe u be vetura e pare qe kishe menu-te ne gjuhen me te bukur ne bote. . Por, Dacia Duster nga tani e tutje do të njihet si veturë që then rekorde.

Pikërisht vetura me karakteristikën më të veçantë për shqiptarët, Duster i ri i cili flet shqip, është pëlqyer tej mase nga ngasësit shqiptarë të veturave.


Kështu brenda gjashtë muajve Dacia Duster i ri arriti numër rekord të 100 njësive të shitura.

Ndodhi kjo brenda një periudhe të shkurtër gjashtë mujore, që prej se filloi të pasurohej komunikacioni rrugor në Kosovë me ‘crossoverin’ e ri nga brendi Dacia.

Kujtojmë se Duster i ri është vlerësuar kohë më parë nga emisioni më i njohur i veturave në botë si vetura e cila ofron më shumë se sa çmimi duke e vlerësuar me notë 9 nga 10.

Se Dacia Duster i ri i ka të gjitha, e vërtetojnë specifikat e jashtëzakonshme që vijnë me arsyeshmëri të madhe ekonomike.

Duster i ri nga Dacia vlerësohet lartë për sigurinë e vet, me mundësi drejtimi 4x4, ndërsa është mjaft ekonomik me motorin që vjen në dy versione, benzin dhe diesel.

Kjo veturë ideale për familjen ka një dizajn të fuqishëm që reflekton familjaritet, si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga fakti që u përshtatet pikërisht nevojave të familjes.

Me funksione moderne siç jane çelësi inteligjent, drita dhe ditare LED, klima automatike, 4x kamerat për parking e shumë te tjera si dhe me mundësi për të “folur shqip” - Dacia Duster i ri pritet të vazhdojë të shitet në masë të madhe në tregun shqiptar.

Më shumë detaje rreth Dusterit të ri që ka thyer rekord të shitjeve mund të gjeni në shoëroomin e distributorit të autorizuar të Renault dhe Dacia, Auto Mita. /Telegrafi/