LAJMI I FUNDIT:

Curry lëndohet sërish (Video)

Curry lëndohet sërish (Video)

Stephen Curry është lënduar sërish, këtë herë ndaj Huston Rockets.

Basketbollisti amerikan është detyruar të lë parketin pasi nuk ka mundur të vazhdojë, e gjitha kjo ka pësuar një tjetër lëndimi në kyçin e këmbës së majtë dhe këtë herë duket mjaftë serioz.

Cg1kp4uWYAAmU43


28-vjeçari me shumë mundësi nuk do të mund të ndihmojë Golden State Warriors në fazën e ‘play-offit’.

Lëndimet e vazhdueshme kanë filluar të bëhen problem për basketbollistin dhe gjendja e tij ka filluar të bëhet shqetësuese.

Cg1oRjEXEAA-exj

Tani për tani është ende herët të flasim se sa do të jetë jashtë parketit, por me shumë mundësi më gjatë se zakonisht. /Telegrafi/