Ideja e motorit me hidrogjen me djegie të brendshme po i afrohet gjithnjë e më shumë zbatimit serioz komercial, dhe prodhuesi i motorëve dhe komponentëve Cummins tashmë është përgatitur për këtë. Konkretisht, ata kanë prezantuar një turbo të ri për motorët me hidrogjen, të quajtur CCS H2 ICE.
Ky turbo me gjeometri të ndryshueshme është projektuar për të përmbushur kërkesat unike të motorëve me hidrogjen, shkruan motor1.
Detaje të tjera nuk janë bërë të njohura, por është e qartë se Cummins është përshtatur me hidrogjenin si karburant, i cili ka një densitet më të ulët krahasuar me benzinën ose naftën.
Një veçori e motorëve me hidrogjen është që gazrat e shkarkimit të tyre janë ujë, ndaj do të ishte interesante të shihet si është zgjidhur çështja e funksionimit të turbo-mbushësit.
Në motorët me benzinë dhe naftë, turbo-mbushësit funksionojnë përmes gazrave të shkarkimit. Produkti i Cummins për momentin do të përdoret për motorët që lëvizin automjete komerciale, pra kamionë.
Aktualisht, teknologjia e hidrogjenit është e rrallë në automjetet personale, kryesisht për shkak të faktit që infrastruktura e karikimit për hidrogjen është ende e pazhvilluar. E gjithë kjo lidhet me prodhimin dhe transportin e hidrogjenit, procese që nuk janë të thjeshta dhe as të lira. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje
Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë