LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Personat e pastrehë do të akomodohen në pikën në “Momin Potok”

Çulev: Personat e pastrehë do të akomodohen në pikën në “Momin Potok”

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se si do të veprohet me personat e pastrehë për shkak të orës policore, në konferencën e sotme për shtyp tha se ata do të akomodohen në pikën “Momin Potok”, që është menaxhuar nga ana e Kryqit të Kuq.

Ndërsa në lidhje me personat që vijnë nga shtetet tjera, ai tha se do të akomodohen në karantinën adekuate të përcaktuar nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin ka vetëm pesë persona të cilët janë në Deve Bair, të cilët kanë ardhur para një orë e gjysmë dhe tani duhet të akomodohen në karantinë adekuate shtetërore. Në lidhje me personat të cilët prej më 22 mars nga ora 07:00 deri më 23 mars në orën 07:00 kanë dalur jashtë kufijve të shtetit tonë, ndërsa janë shtetas të Maqedonisë, janë dy në Tabanovc dhe shtatë në aeroportin ndërkombëtar në Shkup, përmes karvanit humanitar edhe ata nënshkruajtën deklaratë se nuk do të kthehen në vend në afat prej 90 ditëve”, tha Çulev në lidhje me atë se sa persona kanë hyrë dhe dalur nga shteti.


Rreth asaj se sa automjete janë regjistruar në hyrje dhe dalje nga shteti, Çulev deklaroi se në hyrje dhe dalje të shtetit tonë janë regjistruar 1.044 automjete të huaja transportuese dhe 853 automjete transportuese të Maqedonisë, prej të cilave në hyrje 585 automjete transportuese, nga të cilat në shtatë automjete janë regjistruar nga dy shoferë, ndërsa 22 automjete të huaja janë vozitur nga shtetas të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori