LAJMI I FUNDIT:

Cuculoski: Partitë e kidnapojnë të vërtetën për të futur huti tek qytetarët

Cuculoski: Partitë e kidnapojnë të vërtetën për të futur huti tek qytetarët

“Partitë e kidnapojnë të vërtetën për të futur huti tek qytetarët, ndërsa hutia paraqet hap drejt defetizmit. Kur njerëzit nuk mund ta vërtetojnë se çfarë është e vërteta, pyeten se cili është kuptimi i angazhimit të tyre”, thotë profesori Ljubomir Cuculovski në një intervistë për REL, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai konsideron se publikimi i „bombave“ ka shkaktuar mobilizim të caktuar në opinion.

„Prisja se reagimet e qytetarëve do të jenë shumë më të ashpra, jo në kuptimin të dhunshme, por më të ashpra në kuptimin se do të mobilizohej më tepër opinioni intelektual, se do të kemi më tepër shkrime nga intelektualët tonë të dalluar, qofshin ata sociologë, filozofë, ekonomist apo shkrimtarë e artistë, sepse ata në një mënyrë janë pjesë shënjuese e një kombi.


Ndoshta kjo ka të bëjë mes tjerash jo vetëm me ndarjen partiake të shoqërisë sonë, sepse një pjesë më e madhe e intelektualëve tonë padyshim bëjnë pjesë në qarqe të caktuara politike ose partiake dhe natyrisht edhe unë si individ i takoj ndonjë partie, por kur jam intelektual, atëherë duhet të jem intelektual dhe të gjithë atë që e kam private duhet ta lë anësh“, thotë profesori.

“Nuk mund të prisni që i tërë opinioni të ngrihet në këmbë nëse ju nuk i nxirrni të gjitha xhirimet në publik, por e publikoni vetëm atë që ju përgjigjet, sepse ka situata kur duhet të tejkalohet edhe interesi partiak”, konsideron Cuculovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori