LAJMI I FUNDIT:

CS2 është afër lansimit? Valve ngacmon fansat me logon e re në Twitter

CS2 është afër lansimit? Valve ngacmon fansat me logon e re në Twitter

Zhvilluesi i video-lojërave Valve përditësoi banerin e llogarisë zyrtare CS:GO në Twitter me një logo të re sot, duke u dhënë fansave edhe më shumë shpresë se Source 2 do të dalë në ditët në vijim.

Logoja e re në Twitter përmban ikonën klasike të Counter-Strike 1.6 midis shkronjave “C” dhe “S”, të cilat janë inicialet e Counter-Strike.

Valve e ka përditësuar banerin e Twitter disa herë që nga fillimi i spekulimeve rreth CS:GO 2, duke e ndryshuar atë në “Counter-Strike”, shkruan dotesports.


Është e paqartë nëse kjo logo e re do të jetë logoja përfundimtare e CS:GO duke ecur përpara.

Gjithçka që dimë deri tani, është se Valve pritet të lançojë motorin e saj të lojës Source 2 për CS:GO këtë muaj, sipas një raporti nga Richard Lewis.

Burime anonime i thanë Lewis se loja ishte “gati për t’u lëshuar” dhe se lojtarët profesionistë tashmë e kishin testuar përditësimin.

Megjithatë, që nga dalja e raportit, komuniteti ka debatuar se cilat tipare të reja do të jenë në CS:GO dhe duke spekuluar se kur do të bëhet lansimi i Source 2, veçanërisht sepse zbuluesit vazhdojnë të vërejnë Valve duke shtuar ndryshime në lojë, si shtimi i “cs2.exe” të ekzekutueshëm në konfigurimet CS:GO më 14 mars.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori