Site icon Telegrafi

Çrregullimet mendore në sytë e një psikologu!

Miradije Statovci
Psikologe Klinike
Poliklinika “Galaxy”, Prishtinë

Çrregullimet mendore janë në rritje, ato fillojnë më së shpeshti në moshë të re dhe ndikojnë në cilësinë e jetës!

Cilat janë çrregullimet mendore që shkaktojnë më së shumti vuajtje?

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë individë po vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor. Gjendjet mendore më të zakonshme nga të cilat preken miliona njerëz në mbarë botën janë ende depresioni dhe ankthi.

Falë hulumtimeve, të studimeve shkencore dhe mjeteve më të sakta diagnostikuese, është e mundur të zbulohen simptomat në fazat e hershme të zhvillimit të çrregullimit, gjë që e bën prognozën më të favorshme dhe rikuperimin më të mundshëm.

istockphoto

Çka janë rregullimet e shëndetit mendor?

Çrregullimet mendore janë gjendje në të cilat sjellja dhe perceptimi i një personi devijon nga e zakonshmja, nuk përshtatet me realitetin, paraqet shqetësim dhe nuk justifikohet nga situata në të cilën ndodhet personi.

Këto janë gjendje të karakterizuara nga prania e vuajtjes personale, paaftësia për të arritur qëllimet dhe përgjigjet e papritura ndaj streseve mjedisore.

Disa sëmundje mendore të pashërueshme (p.sh. skizofrenia, psikozat etj.) përbëjnë një problem të madh, jo vetëm për të sëmurin, por edhe për mjedisin e tij, i cili duhet të përfshihet në kujdesin dhe mbikëqyrjen e plotë dhe të sigurojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Lexo po ashtu Sëmundjet psikosomatike dhe trajnimet motivuese!

Gjendjet mendore, të pranishme te të sëmurët me çrregullime mendore, janë shumë komplekse, kërkuese dhe ndonjëherë mjaft të paqarta.

Falë rritjes të kërkimeve, shumica e simptomave janë hulumtuar dhe kuptuar shkencërisht, por ato janë ende të vështira për t’u njohur në mjedis, veçanërisht nëse marrim parasysh se ndihma psikologjike konsiderohet ende një temë tabu në disa pjesë të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version