LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo është bashkuar zyrtarisht në klubin e miliarderëve përkrah sportistëve tjerë si Floyd Mayëeather dhe Tiger Woods, duke u bërë lojtari i parë i futbollit që arrin të bëhet miliarder.

35-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet në vitin 2020, sipas Forbes, është gjithashtu atleti me fitimet më të larta pasi bëri dy milionë euro vetëm përmes Instagramit.

Me gjithsej 429.3 milionë ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe një pagë së bashku me shpërblime që shkon te 65 milionë dollarë te Juventusi, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.


Ronaldo ‘mbret’ i Instagramit gjatë pandemisë: Ylli portugez ka fituar mbi 2 milionë euro për dy muaj, këta janë 10 sportistët më të paguar
Lexo po ashtu Ronaldo ‘mbret’ i Instagramit gjatë pandemisë: Ylli portugez ka fituar mbi 2 milionë euro për dy muaj, këta janë 10 sportistët më të paguar

Tani, sipas The Sun, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit është bërë miliarderi i parë i futbollit para rivalit Lionel Messi, i cili gjithashtu pritet të arrijë këtë shifër vitin e ardhshëm.

Ronaldo fitoi gjithsej 105 milionë dollarë për vitin 2020, që përfshinte 45 milionë dollarë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe bëri 1 milion dollarë më shumë sesa Messi, i cili fitoi 32 milionë dollarë nga reklamat e ndryshme dhe 72 milion dollarë nga paga dhe bonuset.

Forbes publikon milionerët e vitit 2020 - Federer i pari, ndiqet nga Ronaldo e Messi
Lexo po ashtu Forbes publikon milionerët e vitit 2020 - Federer i pari, ndiqet nga Ronaldo e Messi

Roger Federer, një fitues i 20-të çmimeve Grand Slam, mori vendin e parë në listën më të fundit të Forbes, me një fitim vjetor prej 106.3 milionë dollarë.

Neymar, LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Tiger Woods, Kirk Cousins ​​dhe Carson Wentz përbëjnë dhjetëshen e parët, ndërsa emra si Tyson Fury, Leëis Hamilton, Conor McGregor dhe Anthony Joshua mbeten në poshtë në listë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori