LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi

Coronavirusi, Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Klinikës Infektive sot do të raportojnë për masat e marra nga institucionet për përballimin e Coronavirusit.

Raportimi i tyre do të bëhet para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Me qëllim të vlerësimit, koordinimit dhe mbajtjes së komunikimit konstant me institucionet përgjegjëse qeveritare për të vlerësuar situatën epidemiologjike me Coronavirus Covid-19 dhe të nevojave mjekësore të popullatës për këtë situatë, ministri i Shëndetësisë ka themeluar Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Coronavirus.


Deri më tani, në Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus. Nga data 8 shkurt e deri më dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 23 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.