LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi: “Tani më jemi në recesion”, thotë shefja e FMN-së

Coronavirusi: “Tani më jemi në recesion”, thotë shefja e FMN-së

Ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 është “më keq se kriza globale financiare”, tha të premten kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke shtuar se organizata është e gatshme të përdorë “arkën e saj të luftës një trilion dollarëshe” për të ndihmuar më të prekurit.

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva tha të premten gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) se pandemia COVID-19 është “një krizë si asnjë tjetër”, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Asnjëherë në historinë e FMN-së ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një gjendje të tillë të ekonomisë botërore. Tani veçse jemi në recesion”, ka thënë ajo.


Ajo shtoi se në të njëjtën mënyrë siç sëmundja vdekjeprurëse godet njerëzit e prekshëm me kushte mjekësore para-ekzistuese, ajo ka goditur edhe ekonomitë më të rrezikuara.

“Ne kemi një arkë lufte prej 1 trilion dollarë (930 miliardë euro) dhe ne jemi të vendosur të përdorim sa më shumë që të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga goditjet e kësaj krize”, vazhdoi ajo.

Siç bëhet e ditur, tanimë mbi 90 vende i kanë kërkuar FMN-së fondet e urgjencës, gjë që e zbuloi edhe Georgieva. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori