Mund të përdoret si një pjatë e parë dreke, por jo edhe si një vakt darke për ata që janë në dietë Përbërësit: - 500 g mish viçi nga kofsha apo qafa; - 1 qepë; - 1 tufë perimesh të gjelbra (2 karota, karota të bardha, majdanoz); - 1 rrënjë selinoje; - 2 patate; - 1 dl vaj; - 2 lugë miell; - 2 dl ajkë të thartë; - 1 të verdhë të vezës; - kripë; - piper, - pak fletë majdanozi.

dfdfdfd


Përgatitja:

⦁ Qepën e grimë imët dhe e fërgojmë në vaj.

⦁ Shtojmë mishin e prerë në kube (edhe kockat, nëse ka),qesim ujë që të zhyten dhe i fërgojmë në zjarr të vogël rreth një orë.

⦁ Shtojmë perimet e prera në kube, i qesim kripë, piper dhe rreth 2 litra ujë.

⦁ Bëjmë fërgesën nga dy lugë miell dhe të gjitha bashkë i ziejmë edhe rreth gjysmë ore.

⦁ Para se t’i shërbejmë në çorbën e përfunduar përziejmë ajkën me të verdhët e vezës së tundur dhe i qesim majdanozin e grirë imët.

⦁ Sipas dëshirës, çorbës së viçit mund t’i qitet uthull apo lëng limoni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.