Trajneri aktual i Chelseat, Antonio Conte, po kërkohet nga Real Madrid, pasi kanë mbetur pa trajner shkaku i largimit të Zinedine Zidanes.

Sipas Daily Mail, Conte është një kandidat shumë serioz për ta marr drejtimin e Los Blancos.


Conte muajin e shkuar e fitoi FA Kupën, që ishte trofeu i vetëm i tij këtë vit.

GettyImages 960174926 Antonio Conte. (Getty Images)

Reali është duke i studiuar disa trajner nëpër Evropë dhe italiani shihet si njëri prej atyre që mund ta marr drejtimin e skuadrës.

Ish trajneri i Kombëtares së Italisë ka pasur sukses edhe me Juventusin , ku ndërtoi një skuadër të mirë dhe rivalizuese.

GettyImages 960158220 Conte duke festuar (Getty)

Në anën tjetër lojtarët e Chelseat janë të shqetësuar për pozitën e trajnerit në klub.

Gjithmonë sipas Daily Mail, klubi ende nuk e ka zyrtarizuar Antonio Conten, apo zëvendësuesin e tij  për sezonin e ardhshëm dhe lojtarët duan ta dinë të riun.

Si kandidati kryesor për ta marr postin e trajnerit te Chelsea është Maurizoi Sarri./Telegrafi/    

telegrafi sport app