LAJMI I FUNDIT:

Conte do ribashkimin me Vidalin, Barcelona e hapur për shitjen e kilianit  

Conte do ribashkimin me Vidalin, Barcelona e hapur për shitjen e kilianit  
Arturo Vidal dhe Antonio Conte (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte thuhet se dëshiron të bashkohet me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal në Inter, por ata duhet të jenë të shpejtë.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Vidal është gjithashtu i hapur për të punuar përsëri me Conten.

Dyshja fituan tre Scudetto së bashku në Juventus ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, ndërsa gazeta flet për ‘një marrëdhënie të mirë’ midis Interit dhe Barçës.


Conte dhe Vidalduke festuar një gol gjatë kohës së tyre te Juventusi (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Katalunasit do të jenë të gatshëm të shesin kilianin për 20-22 milionë euro, por paralajmëron se vetëm deri në mes të korrikut duhet të bien dakord për një marrëveshje, në mënyrë që një zëvendësues të gjendet në kohën e duhur.

32-vjeçari do të zëvendësojë Radja Nainggolanin, destinacioni më i mundshëm i të cilit është Kina dhe në mënyrë specifike – sipas La Gazzetta – klubi motër i Interit, Jiangsu Suning.

Të gjitha lajmet rreth Interit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Ardhja e tij gjithashtu nuk do të përjashtoj transferimin e Nicolo Barellas, i cili refuzoi kalimin te Roma për të përfunduar te Interi.

Ndryshe, Nerazzurrët deri më tani kanë zyrtarizuar tre transferime: Diego Godin, Valentino Lazaro dhe Stefano Sensi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori