Antonio Conte ka hedhur poshtë fjalët e mikut të tij Gianluca Vialli i cili ka thënë se do të largohet nga Chelsea.  

Vialli foli pas ndeshjes ku Chelsea humbi 3-1 ndaj Tottenhamit, por Conte thotë se nuk ka biseduar me ish-shokun e skuadrës te Juventusi tash e një vit.


“Nuk është e vërtet, nuk është e vërtet. Gianluca është mik i imi, por ka një vit që nuk kam biseduar me të”.

GettyImages 931496344 Conte në konferencë (Getty)

“Nuk është e vërtet. Është shumë e vështirë për mua, por që nga ky sezon [fillova] unë kam dëgjuar shumë spekulime për të ardhmen time dhe dëgjoj shumë njerëz duke folur për të ardhmen time”.

"Po lexoj shumë spekulime për të ardhmen time, por që nga fillimi i sezonit, jo vetëm tani”.

GettyImages 927228064 Conte njihet për pasionin e tij . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"E vetmja gjë që është e vërtetë është se unë jam i angazhuar në këtë klub. Kam një kontratë me këtë klub”.

"Unë punoj shumë për këtë klub. Kjo është e vetmja gjë që është e vërtetë. Situatat e tjera nuk janë të vërteta”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

telegrafi sport app