LAJMI I FUNDIT:

Conte mjaft i kritikuar te Chelsea, përkundër se e fitoi titullin

Conte mjaft i kritikuar te Chelsea, përkundër se e fitoi titullin

Askush nuk do ta kishte menduar se pozita e Antonio Contes te Chelsea do të dridhej kaq shumë në fundin e një sezoni që riktheu titullin në Stamford Bridge.

Strategu italian është kritikuar tashmë dhe nga senatorët e klubit, të cilët nuk e kapërdinë dot largimin e Diego Costas me vetëm një SMS.

Sulmuesi i lindur në Brazil, i cili luan me kombëtaren spanjolle, bëri të ditur se trajneri nuk e do më te Blutë e Londrës, por mënyra sesi iu komunikua vendimi, ka ngjallur revoltë në dhomat e zhveshjes.


Shumë lojtarë flitet sipas shtypit, se kanë diskutuar me drejtuesit mundësinë e shkarkimit të Contes, një lëvizje e paprecedent edhe për standardet e Chelseat dhe manjatit rus Roman Abramovich, transmeton KP.

Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti u shkarkuan nga Chelsea pavarësisht suksesit, ndërsa titulli i parë i londinezëve në Ligën e Kampionëve, nuk ishte i mjaftueshëm për t’ia garantuar postin Roberto Di Matteos.

Conte ka fituar afeksionin e tifozëve pasi nga një vend i 10 në sezonin paraardhës e bëri Chelsean kampion.

Duket absurde që situata me Diego Costan të çojë në shkarkim, por kjo dhe ofertat në drejtim të trajnerit, mund të shkaktojnë largimin e tij.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

La Liga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori