LAJMI I FUNDIT:

Conte i lumtur me lojtarët e kthyer: Kam vetëm tre mungesa, Eriksen ka luajtur më shumë se të gjithë

Conte i lumtur me lojtarët e kthyer: Kam vetëm tre mungesa, Eriksen ka luajtur më shumë se të gjithë

Interi do të rikthehet në fushë të dielën për t’u përballur me Torinon në kuadër të javës së tetë.

Skuadrën e Antonio Conte e presin nëntë ndeshje deri në festat e fundvitit, por trajneri italian është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.

“Përjashto dy futbollistët e prekur nga coronavirusi dhe Pinamontin e dëmtuar, të gjithë të tjerët janë në dispozicion për ndeshjen e nesërme. Normalisht që disa kanë luajtur shumë e të tjerë më pak ne përfaqësueset e tyre, ndaj duhet të llogaritim mirë formacionin për nesër”, ka thënë fillimisht Conte.


“E dinim që në fillim që kalendari do të jetë shumë intensiv deri në fund të vitit, por edhe vitin e ardhshëm. Situata është e vështirë për të gjithë skuadrat që luajnë në Evropë, jo vetëm për Interin, ndaj duhet ta përballojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shpresuar që të kemi edhe pak fat”, nënvizoi ai.

Tutje Conte u ndal te situata e Cristian Eriksen që nuk po arrin të gjejë vend si lojtar i formacionit.

“Sa i përket diskutimit për njohuritë mbi gjuhën italiane, nuk e di, por mund të them se Eriksen ka pasur mundësi të shumta në fushë, madje shumë më tepër se disa të tjerë. Unë i marr vendimet për të mirën e Interit dhe kur ta shoh të arsyeshme, do ta aktivizoj nga minuta e parë, ose në ndeshje e sipër”.

“A mund të luajë Eriksen si Pirlo te Juve? Për mendimin tim jo, sepse aftësia kryesore e Eriksen janë gjuajtjet me të dyja këmbët, që i ka shumë të mira. Nëse e vendosim para mbrojtjes, ia heqim këtë mundësi dhe sigurisht që do ta penalizonim shumë. Gjithsecili ka mendimin e tij, por në këtë rast vlen ai i trajnerit”, ka thënë trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori